Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nga burgu deri te NBA

Marrëveshja e re kolektive mes skuadrave të NBA-së dhe lojtarëve ka përfshirë edhe një kusht që ka krijuar një lloj të ri të marrëveshjes - kontratë "dyanëshe" - që luan rolin si një lloj ure mes NBA-së dhe D League e riemërtuar së fundi G League. Kjo është ligë zhvillimore për lojtarët që synojnë NBA-në. Skuadrat e NBA-së kanë ekipet e tyre të dyta në këtë ligë, shkrua sot Koha Ditore.

Për Eric Giffinin kjo marrëveshje “dyanëshe” përfaqësoi dukshëm më tepër sesa vetëm një mundësi për të fituar një vend në një skuadër të NBA-së. Është një mundësi që më në fund të lë prapa vetes përvojën e tmerrshme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Chris Reichert i uebfaqes së G Leagues "2 Ways and 10 Days", ka raportuar se Griffin - një aloqendër që kishte mbetur i pazgjedhur në draftin e vitit 2012 - ka arritur marrëveshje dyanëshe me Utah Jazz, për të cilën skuadër shkëlqeu me pikë, kërcime dhe bllokada gjatë ligës verore në Utah dhe Las Vegas. Lojtarët me këtë lloj marrëveshje kalojnë kohën e tyre kryesisht në skuadrën për zhvillim të ekipit të NBA-së, me të cilin kanë marrëveshje - te rasti i Utah Jazz është Salt Lake City Stars, por mund të kalojnë edhe deri në 45 ditë me ekipin e NBA-së.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.