Forma e lartë që po kalon e ka bërë Neymarin një nga pretendentët kryesor për të fituar Topin e Artë në të ardhmen, por sulmuesi i Barcelonës insiston se “nuk i ngutet” për ta fituar këtë çmim.
Braziliani u transferua në Evropë më 2013 te Barcelona me qëllim për ta çuar lojën e tij në një nivel, që duket se po ia del mjaft mirë, transmeton Koha.net.
“Dua ta fitoj Topin e Artë, por nuk jam në nguti për ta bërë këtë. Është një nga objektivat e mi, diçka për të cilën ëndërroj, por ambiciet personale nuk janë arsyeja që unë e luaj këtë lojë. Luaj sepse më pëlqen dhe kënaqem duke ndihmuar ekipin dhe duke i bërë fansat të lumtur, vetëm kur të arrijë këtë atëherë mendoj të arrijë rekordet personale”, është shprehur Neymar për Sport Express.
Ai ka thënë më tutje se i admiron bashkëlojtarët e tij, Messin dhe Suarezin, për të cilët thotë se i ka miq edhe jashtë fushës.
“Messin dhe Suarezin i kam miq edhe jashtë fushës. Në fushë ne plotësojmë njëri-tjetrin për të arritur përsosjen. Ata janë lojtarët që i admiroj”, është shprehur Neymar.
-
“Katari 2022”, rasti unik i Neymarit për t’u shpaguar para brazilianëve
-
Ylli i Brazilit, Neymar, është kthyer në formë përpara Botërorit
-
Tek Interi ëndërrojnë transferimin e Neymarit
-
Neymari synon bashkimin me Messin e Suarezin, thotë se Botërori 2026 do të jetë i fundit për të
-
Neymari e përkrah Viniciusin për “Topin e Artë”