Neymari ka shkëlqyer në fitoren 3:0 të Paris Saint-Germainit kundër skuadrës jugkoreane, Jeonbukut, në “Busan Asiad Main Stadium”.
Neymari realizoi dy herë në portën e kundërshtarëve, ndërsa asistoi në golin e fundit, të cilin e shënoi Marco Asensio.
Ai dhuroi edhe lëvizje të veçanta për tifozët që ishin mbledhur në stadium.
Në këtë ballafaqim mungoi ylli i skuadrës, Kylian Mbappe, e ardhmja e të cilit ende nuk dihet.
PSG-ja e nis edicionin e ri në Ligue 1 më 12 gusht, në shtëpi kundër Lorientit.
Artikuj të ngjashëm