Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Neymari ia siguron fitoren PSG-së ndaj derbin ndaj Marseillet

Neymar - Paris Saint-Germain

PSG-ja e ka fituar derbin e xhiros së 11-të të elitës së futbollit francez kundër Marseillet.

Të dielën mbrëma, Parisi e ka mposhtur Marseillen me rezultatin 1:0.

Goli i brazilianit Neymar në kohën shtesë të pjesës së parë, pati vlerën e tri pikëve. Ai shënoi pas asistimit të Kylian Mbappes.

Marseille luajti me një lojtar më pak që nga minuta e 72-të kur u përjashtua me karton të kuq Samuel Gigot. Por. Edhe përkundër një lojtari më shumë, PSG-ja më nuk ia doli të shënojë.

Parisi është në vendin e parë. Tani ka tri pikë më shumë se Lorienti që është i dyti. Marseille zë vendin e katërt me 23 pikë.