Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Neymar dhe Mbappe i japin fitoren PSG-së në derbin ndaj Marseilles

neymar, psg, mbappe, sport, futboll, 17 prill

Paris Saint-Germaini ka fituar derbin e xhiros së 32-të në Ligue 1. Parisi e ka mposhtur Marseillen me rezultatin 2:1, të dielën mbrëma.

Me këtë fitore parisienët i janë afruar edhe më shumë titullit të kampionit.

Të parët në epërsi kaluan vendasit. Në minutën e 12-të Neymar realizoi pas asistimit të Marco Verrattit.

Marseille barazoi në 1:1 në minutë ne 31-të me anë të Duje Çaleta-Car.

Nikoqirët rikthyen epërsinë 2:1 me Kylian Mbappen, që realizoi nga pika e bardhë në minutat shtesë të pjesës së parë.

Me këtë fitore PSG-ja mbanë pozitën e parë me 74 pikë. Ka 15 pikë më shumë se Marseille që është në pozitën e dytë.