Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Neymari flet për Botërorin, futbollin e gjuhën franceze

Ylli i Brazilit dhe i Paris Saint-Germainit, Neymar, ka thënë se është duke u adaptuar mirë në futbollin francez, dhe tani synim e ka suksesin në Kupën e Botës në Rusi që zhvillohet gjatë verës.

Në një intervistë të filmuar nga “Red Bulli”, lojtari më i shtrenjtë i historisë së futbollit ka thënë se ka mësuar shumë nga eliminimi nga gjysmëfinalja e Kupës së Botës të vitit 2014, dhe se tani është lojtar edhe më i mirë, transmeton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Neymar kaloi nga Barcelona në kryeqytetin francez gjatë kësaj vere, duke e thyer çdo rekord në transferime. Ai po ashtu foli edhe për gjuhën franceze, dhe tha se aty i kanë ndihmuar lojtarët e ekipit, në veçanti brazilianët dhe spanjollët.

“Unë gjithmonë i pyes çfarë do të thotë kjo, çfarë është ajo, dhe unë mundohem të flas pasi nuk kam turp dhe jam duke mësuar. I kuptoj çfarë flasin të tjerët, por unë ende nuk e flas dot këtë gjuhë”, deklaroi 25- vjeçari Neymar.