Neymari raportohet se është nisur drejt Barcelonës për të vazhduar me ushtrimet parasezonale me klubin katalonas, sipas burimeve të “SkySports”.
Sulmuesi 25-vjeçar është nisur drejt Spanjës nga Dubai të martën, pas një serie ngjarjesh promovuese në Kinë.
Sipas burimeve të “SkySports”, Neymari është në bisedime me PSG-në dhe ato bisedime janë në nivel të avancuar, me një burim që ka thënë se “me shumë gjasë” transferimi do të ndodhë.
Neymar pritet të kalojë te PSG-ja për shifër rekorde prej 222 milionë eurosh.
Artikuj të ngjashëm