Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Neymar: Kurrë nuk e kam menduar eliminimin

Superylli brazilian Neymar ka thënë se kurrë nuk kishte menduar eliminimin nga Liga e Kampionëve nga Atalanta të mërkurën mbrëma.

Atalanta ishte duke kryesuar në çerekfinale me rezultatin 1:0, pas golit të shënuar në minutën e 89-të nga Mario Pashaliq. Por PSG-ja goditi dy herë me anë të Marquinhos dhe Eric Maxim Choupo-Moting në çastet e fundit duke përmbysur rezultatin dhe duke ngadhënjyer 2:1.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Neymar me kreativitetin e tij ishte ndër më meritorët për këtë përmbysje.

“Kurrë nuk kam menduar për eliminimin. Asgjë nuk do të më ndal së menduari se do të arrijmë në finale. Ishte e vështirë, por kemi një ekip të madh dhe jemi si një familje. Ka qenë e pamundur të mendoj se do të eliminohemi”, ka thënë Neymar për “RMC Sport”.

PSG-ja ka arritur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për herë të parë pas më tepër se 20 vjetëve.

Image