Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

E ardhmja e Neymarit te Brazili është e paqartë

Pavarësisht se shënoi për Brazilin, Neymari doli nga fusha i përlotur me fanellën braziliane pas një tjetër turneu dëshpërues me përfaqësuesen e tij.

Neymari dhe Brazili u eliminuan të premten nga Kroacia në Botëror.

Për Neymarin tani e ardhmja te Brazili është e paqartë.

“Do të ishte shumë përgjigje e shpejtë ta them këtë, por nuk mund të garantoj asgjë”, ka thënë Neymar pas eliminimit të Brazilit 4:2 në penallti nga Kroacia.

“Më duhet kohë për të menduar. Nuk po ia mbyll derën ‘Selecaos’, por nuk po e them 100% se dua të vazhdoj”, ka thënë Neymar pas eliminimit të Brazilit.

Edhe Neymari lë të kuptohet se mund të largohet nga Brazili Sport Neymari lë të kuptohet se mund të largohet nga Brazili

Neymar në Botërorin e ardhshëm do të jetë 34-vjeçar.

Me golin e shënuar të premten, Neymari e barazoi Pelen me 77 gola të shënuar për Përfaqësuesen e Brazilit.