Newcastle Unitedi ka siguruar shërbimet e sulmuesit Hugo Ekitike, ka raportuar ESPN të enjten. Bëhet e ditur se ekipi anglez tashmë ka arritur marrëveshje me Reimsin për transferimin e Ekitikes gjatë kësaj vere.
Për kartonin e tij, Newcastle do t’i paguajë Reimsit 36 milionë euro, plus dhjetë milionë euro të tjera në formë bonusesh. Ekitike 19-vjeçar së shpejti do t’i kryejë kontrollimet mjekësore te Newcastle përpara se ta firmosë kontratën pesëvjeçare.
Ai ka pasur një sezon fantastik te Reimsi, ku shënoi 11 gola në të gjitha ndeshjet.