Newcastle United po mendon t’i ofrojë qendërmbrojtësit të Napolit, Kalidou Koulibaly një pagë vjetore prej 12 milionë euro, në rast se kompletohet blerja e klubit nga grupi investues nga Arabia Saudite.
Negociatat mes Fondit Saudit për Investime Publike dhe Newcastlet janë në një fazë të avancuar. Në rast se arrihet marrëveshja, atëherë Newcasle do të shpenzojë para të mëdha në lojtarë të rinj.
Mësohet se klubi po interesohet të sjellë trajnerin Luciano Spalletti dhe mesfushorin Radja Nainggolan.
Por, “Le10Sport” raporton se edhe Koulibaly është duke u shënjestruar. Por, mësohet se duhet të paguhet një dëmshpërblim së paku prej 80 milionë euro për të bindur Napolin për ta liruar senegalezin.
Për Koulibalyn po interesohen edhe Manchester City, Manchester Unitedi e Paris Saint-Germaini.
Nuk është hera e parë që Newcastle po interesohet për transferimin e 28-vjeçarit. Ishte interesuar të transferonte atë edhe në vitin 2015.