Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Newcastle pas dyshes së Anglisë

Newcastle Unitedi edhe zyrtarisht ka bërë gati ofertat për transferimin e dy mesfushorëve të Anglisë gjatë kësaj vere.

Bëhet fjalë për Kalvin Phillipsin e Manchester Cityt dhe Connor Gallagherin e Cheseat, ka shkruar “Daily Mail” të hënën.

Për transferimin e kësaj dysheje, Newcastle ka ndarë 90 milionë euro dhe tashmë është në negociata me skuadrat e tyre. Mësohet se Newcastle ka ofruar 50 milionë euro për Phillipsin, si dhe 40 milionë të tjera për Gallagherin, të cilët ka gjasa të mëdha të ndërrojnë ambient në këtë afat kalimtar. Phillips iu bashkua Cityt verën e shkuar dhe nuk ka pasur minutazhë të madhe në edicionin e tij të parë, ku regjistroi vetëm 21 paraqitje në të gjitha garat. Ai ka kontratë me Cityn deri në vitin 2028, ndërsa Gallagher që shënoi 3 gola për Chelsean, ka kontratë deri në vitin 2025.

Artikuj të ngjashëm