Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Newcastle në shitje

Mike Ashley zyrtarisht ka shprehur dëshirën që të shesë klubin e tij Newcastle United.

53-vjeçari, që ishte në krye të klubit në dekadën e fundit, ka thënë se synon shitjen e tij para festave të fundvitit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Si një nga klubet më të vjetra dhe më të përkrahura në Premier Ligë dhe për të mirën e tifozëve të vetë në Britani të Madhe dhe në botë – Newcastle United kërkon drejtim të pastër dhe rrugëtim drejt të ardhmes së suksesshme”, thuhet në një njoftim të klubit. “Për t’i siguruar klubit mundësitë më të mira të mundshme për investim që të shkojë në nivelin e ardhshëm, në këtë periudhë të rëndësishme, pronari aktual i klubit ka vendosur që është në interes të Newcastlet dhe fansave të tij që të vendoset klubi në shitje”.

Nga tetë ndeshje deri tani në Premier Ligë, Newcastel ka 11 pikë dhe është e pozicionuar në vendin e nëntë.