Joe Willock shënoi golin e vetëm për Newcastlen që mposhti Chelsean të shtunën. Kjo ndeshje i ka takuar javës së 16-të të Premier Leagues së Anglisë.
Willock shënoi golin e fitores në minutën e 67-të.
Për Chelsean nga minuta e parë u paraqit Armando Broja. Sulmuesi i Shqipërisë u zëvendësua në minutën e 73-të.
Newcastle është në vendin e tretë me 30 pikë, kurse Chelsea është në vendin e tetë me 21 pikë.
Artikuj të ngjashëm