Newcastle Unitedi i ka bërë ofertë zyrtare sulmuesit Ousmane Dembele, i cili pritet të largohet nga Barcelona pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në fund të sezonit.
Krerët e Newcastlet tashmë kanë kontaktuar me Dembelen, i cili këtë edicion ka vetëm një paraqitje dhe ende nuk është rikuperuar plotësisht nga lëndimi i fundit.
Newcastle i ka ofruar atij kontratë pesëvjeçare me një pagë vjetore prej 15 milionë eurosh. E 15 milionë euro ia ka ofruar edhe si bonus në momentin që Dembele te firmos parakontratën gjatë muajit janar.
Dembele 24-vjeçar është pjesë e Barcelonës prej vitit 2017 kur iu bashkua nga Borussia Dortmundi për 135 milionë euro.
Megjithatë, Dembele asnjëherë nuk ka arritur ta arsyetojë çmimin e paguar për të shkaku i lëndimeve të shumta. Prejse është pjesë e Barcelonës, Dembele ka pësuar 13 lëndime.