Sulmuesi i Manchester Unitedit, Jesse Lingard, pritet t’i bashkohet skuadrës së Newcastle Unitedit gjatë kësaj vere.
Mësohet se Newcastle tashmë ka bërë gati ofertën për Lingardin, i cili do të largohet nga Manchesteri për shkak se nuk bën pjesë në planet e klubit nga “Old Trafford” për sezonin e ri. Newcastle është i gatshëm të ofrojë 20 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e sulmuesit 27-vjeçar.
Lingardi në edicionin e fundit ka shënuar tre gola në 38 paraqitje në të gjitha garat, kurse me Manchesterin ka kontratë deri vitin tjetër.