Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Newcastle insiston për Gosensin

Newcastle Unitei është duke insistuar në transferimin e futbollistit të Atalantas, Robin Gosens, shkruan “Sky Italia”.

Futbollisti i krahut është në listën e dëshirave të Newcastlet. Klubi i Premier Leagues i ka ofruar atij kontratë për tri vjet e gjysmë me pagë vjetore 3.5 milionë euro.

Gosens 27-vjeçar është jashtë fushës që nga shtatori dhe nuk do të jetë në gjendje të finalizojë transferimin derisa t’i kalojë testet mjekësore.

Artikuj të ngjashëm