Newcastle Unitedi nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga transferimi i mesfushorit ofensiv, Nabil Fekir.
“AS” ka raportuar të martën se Newcastle tashmë i ka bërë ofertë zyrtare Real Betisit për francezin. Për kartonin e tij ekipi anglez ka ofruar mbi 50 milionë euro për ta bindur Betisin në lirimin e 28-vjeçarit.
Fekir në sezonin e fundit ishte njëri prej lojtarëve kryesorë te Betisi, me dhjetë gola e po aq asistime në të gjitha garat duke ndihmuar ekipin ta fitojë Kupën e Spanjës. Ai ka kontratë me ekipin spanjoll deri në vitin 2026, kurse te Betisi është transferuar para tre vjetësh nga Lyoni.
Artikuj të ngjashëm