Mesfushori Nabil Fekir pritet së shpejti ta rinovojë kontratën me skuadrën e Real Betisit, kanë njoftuar mediumet spanjolle të enjten.
Fekir ka kontratë me Betisin deri në vitin 2023, por drejtuesit e klubit spanjoll po duan ta mbajnë atë të paktën deri në vitin 2025.
Mesfushori 28-vjeçar është njëri prej lojtarëve kyç të Betisit dhe këtë sezon ka shënuar dy gola e ka bërë tre asistime në 16 paraqitje në të gjitha garat.
“Të gjithë e dinë, se unë jam i lumtur te Betisi dhe synimi im është të mbetem më gjatë në klub. Mirëpo, do të shohim se çfarë do të ndodh në të ardhmen”, ka thënë Fekir.
Ai iu bashkua Betisit në vitin 2019 nga skuadra e Lyonit për 60 milionë euro.