Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fekir mbetet te Betisi, firmos deri në vitin 2026

Mesfushori Nabil Fekir nuk do të largohet nga skuadra e Real Betisit pasi të mërkurën e ka firmosur kontratën e re. Me kontratën e re, Fekir do të jetë pjesë e Betisit deri në verën e vitit 2026, ka njoftuar klubi nga La Liga.

Klubi ka bërë të ditur se në kontratën e re, Fekirit i është përfshirë edhe një klauzolë lirimi por që nuk ka dhënë më shumë detaje. Me kontratën e re, Fekir iu ka dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e tij.

28-vjeçari këtë sezon ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë katër asistime në 23 paraqitje për Betisin në të gjitha garat. Ai iu pat bashkuar Betisit në vitin 2019 nga Lyoni për 60 milionë euro.