Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Betisi mbetet pa Fekirin për pjesën e mbetur të sezonit

Real Betisi ka mbetur pa njërin prej lojtarëve kryesorë për pjesën e mbetur të këtij sezoni. Mesfushori Nabil Fekir e ka mbyllur sezonin para kohe për shkak të lëndimit që e pësoi në ndeshjen e fundit.

29-vjeçari u lëndua në fitoren 3:2 të Betisit ndaj Elches, ndërsa pas ekzaminimeve shtesë është konfirmuar dëmtimi serioz i Fekirit. Ai ka lënduar ligamentet e gjurit dhe është i detyruar të pauzojë të paktën deri në 6 muaj.

Mungesa e Fekirit është një goditje e madhe për Betisin, ekip që po lufton për ta siguruar një vend në Ligën e Kampionëve. Në 20 paraqitje këtë sezon, Fekir ka 6 gola e 3 asistime për Betisin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2019.