Sport

Newcastle në bisedime me Fekirin

Newcastle Unitedi që është bërë me pronar arabë, ka nisur bisedimet me disa futbollistë, të cilët synon t’i ketë në skuadër.

“Foot Mercato”, shkruan se drejtuesit e klubit anglez janë në negociata me përfaqësuesit e sulmuesit të Real Betisit, Nabil Fekirit.

Francezi ka qenë i lidhur edhe më herët për një transferim te Newcastle. Po ashtu, edhe Liverpooli kishte shprehur interesim të madh për Fekirin, por në atë kohë Lyoni kishte refuzuar ofertën e klubit anglez.

28-vjeçari që ka shënuar dy gola në dhjetë ndeshje me Betisin këtë sezon, ka kontratë me klubin spanjoll deri në vitin 2023.