Skuadra e Newcastle Unitedit i ka bërë ofertë zyrtare Real Betisit për francezin Nabil Fekir.
Për kartonin e mesfushorit ofensiv, thuhet se Newcastle ka ofruar 50 milionë euro, raporton të enjten “The Sun”.
Newcastle po e sheh 29-vjeçarin si përforcim të duhur dhe po synon transferimin e tij gjatë afatit kalimtar të janarit.
Fekir është njëri prej lojtarëve kryesorë te Betisi, ku ka shënuar tri gola dhe ka bërë tri asistime këtë edicion në të gjitha garat.
Ai ka kontratë me ekipin spanjoll deri në vitin 2026, ndërsa iu bashkua në vitin 2019 nga Lyoni.
Artikuj të ngjashëm