Kampioni në fuqi i Spanjës, Atletico Madridi po e monitoron Nabil Fekirin, i cili po shkëlqen te Real Betisi raporton “Footmercato” të martën.
Fekir po impresionon me paraqitjet e tij këtë sezon te Betisi dhe Atletico po synon transferimin e tij në verë.
28-vjeçari ka shënuar dhjetë gola dhe ka bërë nëntë asistime në 38 paraqitje këtë sezon, ndërsa me Betisin ka kontratë deri në vitin 2026.
Tek Atletico janë të gatshëm të ofrojnë rreth 40 milionë euro për ta bindur Betisin në lirimin e francezit, që po pëlqehet nga trajneri Diego Simeone.