Portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer, e ka ngacmuar Youssoufa Moukokon në konferencën për shtyp të mbajtur të shtunën.
Moukoko është futbollist i Dortmundit aktualisht, dhe ka thënë se është i lumtur te “verdhezinjtë”, por kjo nuk i ka bërë përshtypje veteranit të Gjermanisë, Neuerit.
“Ndihem shumë mirë te Dortmundi. E kam edhe besimin e trajnerit. Krejt në fund do të shihni nëse unë do të qëndrojë në skuadër apo jo”, është shprehur Moukoko.
Neuer, i cili ishte i pranishëm në konferencën për shtyp, i pëshpëriti të Moukokos 17-vjeçar duke i thënë, “Eja në Bayern”.
Moukoko qeshi.
Edhe
Gjermania publikon listën për Botëror, kthehet Neueri
Gjermania në Botëror është në Grupin E bashkë me Spanjën, Kosta Rikën dhe Japoninë. Me japonezët e nis kampanjën të mërkurën.