Kapiteni i Gjermanisë, Manuel Neuer dhe sulmuesi Thomas Mueller, do të mungojnë për ndeshjen eliminatore për Botërorin “Katari 2022” ndaj Lihtenshtajnit për shkak të lëndimeve.
Kjo ndeshje luhet të enjten prej orës 20:45 dhe i takon Grupit J kualifikues. Përzgjedhësi i Gjermanisë, Hansi Flick ka konfirmuar mungesën e lojtarëve të Bayernit për këtë takim, por ka thënë se shpreson që ata të jenë të gatshëm për dy duelet tjera, atë me Armeninë (5 shtator) dhe Islandën (8 shtator).
Pas tri ndeshjeve të luajtura në kuadër të këtyre eliminatoreve, Gjermania zë vendin e tretë në grup me gjashtë pikë, sa i ka edhe Maqedonia e Veriut që është në pozitën e dytë. Grupit i prinë Armenia me nëntë pikë të mbledhura.