Pak futbollistë mund të thonë se kanë revolucionarizuar pozitën apo se kanë sjellë mënyrë të re të kuptimit të lojës. Johan Cruyff sërish është njëri prej tyre, Diego Maradona ndoshta një tjetër. Legjenda e Bayern Muenchenit, Franz Beckenbauer është i treti, por karriera e Manuel Neuerit deri më tash e justifikon vendosjen e emrit të tij në këtë listë.
Neuer, që i është bashkuar Bayernit nga Schalke në vitin 2011, ka ridefinuar rolin e portierit. Gjermani 31-vjeçar gati i vetëm ka kthyer rolin e portierit edhe si një lojtar mbrojtës. Është pikërisht për shkak të Neuerit, që ka dalë termi mbrojtës-portier, ku është gati prototip i vetëm i kësaj, shkruan Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrajneri i portierëve të Gjermanisë, Andreas Koepke, shkoi aq larg sa sugjeroi se kurrë nuk ka parë një libero më të mirë sesa Neueri, me përjashtim të Beckenbauerit.
Mirëpo, nuk mund të inicosh një revolucion pa një pararojë të mirë apo një bazë solide në të cilën të ndërtohet. Neuer ka një bazë me teknikë solide dhe gjithmonë ka qenë në mesin e elitës në botë sa i përket çështjes së portierit: ndaljes së gjuajtjeve dhe dominimit të zonës.
Dëshmi, si shembull, ishte ndalja e tij spektakolare ndaj Yuya Osakos në stinorin e kaluar në fitoren 3:0 ndaj Koelnit, apo pritja e gjuajtjes së lirë të Marco Reusit në triumfin 1:0 ndaj Borussia Dortmundit në prill të vitit 2015....(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.