Edhe lojtarët më të mirë në botë nuk janë kursyer nga risitë taktike sulmuese të trajnerit Pep Guardiola.
“Unë u thirra në zyrën e Guardiolas dhe ai tha se ai kishte menduar që unë të luaj si një nëntëshe false”, zbuloi ylli i Barcelonës, Lionel Messi, vitin e shkuar. “Ai do të vendoste Samuel Eto'on dhe Thierry Henry në pjesën e jashtme, dhe unë do të luaja si qendër-sulmues i rremë”.
Ndeshja në fjalë ishte në vitin 2009, ndërsa Barcelona, që ishte në rrugë të mbarë për ta fituar “tripletën” nën drejtimin e Guardiolas, zhvilloi një shfaqje fantastike të futbollit sulmues me këtë sistem të ri, duke goditur rivalin më të madh, Real Madridin 6:2 në stadiumin “Santiago Bernabeu”.
Guardiola nuk ishte trajneri i parë që përdori qasjen e “nëntëshes false”, me një sulmues që vepronte në një rol më të thellë për të lidhur lojën, por lidhja e tij me këtë sistem ishte shumë e fortë. Spanjolli zakonisht mbante një “nëntëshe false” për të mashtruar kundërshtarin dhe për t’i shënuar gol në minutën e fundit. Sidoqoftë, në Manchester City këtë sezon, ky sistem i lojës sa është bërë armë e fshehtë, është bërë edhe më shumë i pandalshëm. Ndërsa, City e fitoi titullin e tretë në Premier League nën urdhrat e Guardiolas, 10 nga 72 golat e tyre janë shënuar nga sulmuesit e njohur - tetë nga Gabriel Jesus, dy nga Sergio Aguero. Argjentinasi Aguero, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave te City dhe braziliani Jesus, kanë startuar vetëm 25 herë këtë sezon, pasi Guardiola i ka dhënë përparësi planit të tij me “nëntëshen false”. Edhe në ndeshjet më të mëdha - të gjitha, përveç një nga ndeshjet e fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve, Guardiola nuk ka filluar me një qendërsulmues natyral.
Kevin De Bruyne, Phil Foden, Bernardo Silva, Raheem Sterling, Ferran Torres, Riyad Mahrez dhe Ilkay Gundogan janë vendosur të gjithë në rolin e thellë përpara. Por, nuk ka rëndësi se kush ka luajtur në pozicion pasi Guardiola e ka bërë ekipin e tij një njësi të plotë, të rrjedhshme. Ndërsa, City qëndronte fuqishëm në krye të tabelës pas një serie prej 21 fitoreve rresht në të gjitha garat midis dhjetorit dhe marsit, Guardiola uli lavdërimet për lojtarët e tij.
“Ne kemi shumë para për të blerë lojtarë fantastikë por fillimisht jemi të fokusuar ta mbyllim sezonin me këta që i kemi në dispozicion”, tha Guardiola.
Mirëpo, kur u pyet se a ka besuar se mund ta fitojë titullin e kampionit këtë edicion me lojtarët që kishte në dispozicion, Guardiola u përgjigj: “Unë nuk luaj me mbrojtës të krahut brenda, por përpara”.
Edhe
1000 ndeshje në karrierë, Guardiola ka energji për epokë të re
Joao Cancelo është një shembull tjetër se si Guardiola e ka ngritur nivelin taktik në lartësi edhe më të madhe këtë sezon. Mbrojtësi i krahut të djathtë, portugezi Cancelo kaloi një sezon të parë të vështirë në Angli pas një transferimi nga Juventusi në vitin 2019, por ai ka qenë një komponent kyç për suksesin e titullit të Cityt këtë herë, falë trajnerit të tij. Në formacionin e ekipit, Cancelo është si mbrojtës i plotë, por kur loja fillon, ai është gjithçka, por jo edhe mbrojtës. Ai më shumë luan si sulmues krahu ose mesfushor ofensiv.
“Më pëlqen të dribloj, të bëj asistime, të luaj futboll teknik dhe tërheqës”, tha Cancelo. “Mënyra se si Guardiola e sheh futbollin, mbrojtësit e krahut luajnë më shumë drejt portës kundërshtare. Unë nuk isha mësuar, por jam përmirësuar me stërvitje. Guardiola specifikon çdo detaj të lojës dhe mendoj se përmirësimi i ekipit vjen gjithashtu nga atje”.
Këto detaje, të një sistemi të pandalshëm me “nëntëshe false”, i kanë dhënë Cityt dhe Guardiolas, një formulë fituese të titullit të kampionit. Krahas titullit në Premier League, City është kualifikuar edhe në finalen e Ligës së Kampionëve për herë të parë në histori të klubit.