Nëntë klube të futbollit në Kosovë janë licencuar për gara evropiane stinorin e ardhshëm. Ballkani, Drita, Gjilani, Prishtina, Feronikeli, Llapi, Drenica dhe Trepça ’89 janë licencuar në konkurrencë të meshkujve, ndërsa KFF Mitrovica në konkurrencë të femrave.
Raportohet se klubi i vetëm që nuk i ka përmbushur plotësisht kriteret e licencimit është Flamurtari. Kanë aplikuar dhjetë klube, ka njoftuar FFK. Sportet në Kosovë mbeten të pezulluara dhe ende nuk dihet për fatin e stinorit në futboll.
Artikuj të ngjashëm