Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Këto janë klubet kosovare të licencuara për garat evropiane

Komisioni i Shkallës së Parë për Licencimin e Klubeve për garat e UEFA-së pas shqyrtimit të dokumentacionit të klubeve aplikuese për licencim, në bazë të kritereve të plotësuara ka marrë vendim për licencimin e këtyre klubeve të Superligës:

FC Drita

FC Ballkani

FC Prishtina

SC Gjilani

KF Llapi

KF Trepça ‘89

Edhe Dy klube të Superligës nuk licencohen për gara evropiane Futboll Dy klube të Superligës nuk licencohen për gara evropiane

Për gara evropiane është licencuar edhe KFF Mitrovica, në konkurrencën e femrave.

Për shkak të mospërmbushjes së të gjitha kritereve të kërkuara nuk janë licencuar KF Drenica, KF Feronikeli, KF Arbëria dhe KF Besa.

Ndërkohë, KF Dukagjini, që është finalist i Kupës së Kosovës, është ende në proces, ngase si klub i rangut të dytë të garave ka procedurë të veçantë.