Peshëngritja shqiptare vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, për "dy anët e medaljes" që i ka. Të martën mediat tiranase kanë njoftuar se Romela Begaj, që i bëri krenarë shqiptarët në botërorin e fundit, ka dalë pozitive në testet e antidopingut.
Ajo është testuar gjatë botërorit të mbajtur në Anaheim të SHBA-së prej 28 nëntorit deri më 5 dhjetor të vitit të kaluar dhe ka dalë pozitive për substancën stanozolol, transmeton Koha Ditore.
31-vjeçarja në botërorin në Anaheim arriti suksesin më të madh në karrierë. Fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë deri 69 kilogramë. E dyta ishte në dygarësh, ndërsa në stilin e shkëputjes ishte e para.
Por në Federatën Shqiptare të Peshëngritjes nuk e kanë marrë punë të kryer testimin pozitiv të Romelës. Presidenti i Federatës, Elez Gjoza, ka insistuar në pafajësinë e sportistes. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
-
Peshëngritësja Begaj sërish pozitive në testet antidoping, pritet dënim i rëndë për Shqipërinë
-
Begaj suspendohet me tetë vjet për doping
-
Romela Begaj, pozitive për doping dhe në testin B
-
Kampionia evropiane, Veli rezulton pozitive në testin e dopingut, rrezikon suspendim 8-vjeçar
-
Fitore tjetër për Caljën, testi për doping doli negativ