Peshëngritja shqiptare tronditet përsëri. Romela Begaj ka rezultuar pozitive me substancën e stanazololit pas Botërorit të zhvilluar në Anaheim të Kalifornisë.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, për Top Channel ka thënë se peshëngritësja është e pafajshme, duke theksuar se përgjigjet kanë ardhur në federatë 45 ditë pas përfundimit të Botërorit dhe konfirmoi se ajo do të kryejë edhe testin B. Sipas tij, Begaj rezulton e dyshuar për doping për substancën stanazolol, e njëjta me të cilën ajo rezultoi pozitive edhe në testet antidoping të 2014 pas Botërorit të Kazakistanit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjoza theksoi se Federata Shqiptare e Peshëngritjes do të bëjë një prononcim në lidhje me këtë çështje vetëm pasi të ketë marrë në dorëzim përgjigjet e testit B të Begajt.
Ndërkaq, në muajin nëntor, pak ditë përpara nisjes së sportistëve drejt SHBA u organizuan dy kontrolle antidoping nga ana e Ministrisë së Sporteve dhe Begaj, e cila stërvitet jashtë Shqipërisë, nuk ishte e pranishme në këto testime, që u konsideruan të pavlefshme nga trajneri Zef Kovaçi.
Në Botërorin e Anaheimit, Romela Begaj shënoi rezultatin më të mirë në karrierën e saj, pasi fitoi medaljen e artë në shkëputje dhe të argjendtën në dygarësh. Nëse testi B konfirmon përgjigjen e parë, atëherë dënimi për të, por edhe për vetë Federatën e Peshëngritjes, do të jetë shumë i rëndë.