Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kampionia evropiane, Veli rezulton pozitive në testin e dopingut, rrezikon suspendim 8-vjeçar

Tronditet sërish peshëngritja shqiptare në lidhje me përdorimin e substancave të ndaluara nga ana e peshëngritësve që marrin pjesë në gara ndërkombëtare.

Evangjeli Veli ka rezultuar se ka përdorur doping në Kampionatin Evropian. Shqiptarja u shpall kampione Evrope më 29 maj në Tiranë nga ku mori 2 medalje të arta dhe një të argjendtë.

Në pritje të përgjigjes së testit B, Veli dhe federata Shqiptare e peshëngritjes janë pezulluar.

Nëse konfirmohet dopingu, shtangistja kuqezi rrezikon të paktën deri në 8 vjet pezullim, sepse është përsëritëse, pasi u gjet me doping edhe në vitin 2018./A2News