Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nëna e Guardiolas vdes pas infektimit me koronavirus

Nëna e trajnerit spanjoll, Pep Guardiola, ka vdekur pas infektimit me koronavirus.

Këtë e ka bërë të ditur të hënën klubi aktual i Guardiolas, Manchester City.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Familja e Manchester Cityt është e pikëlluar nga njoftimi për vdekjen e sotme të nënës së Pepit, Dolors Sala Carrio, pas infektimit me koronavirus. Ajo ishte 82-vjeçare”, ka njoftuar City.

“Të gjithë të lidhur me klubin i dërgojnë trajnerit ngushëllimet më të sinqerta, në këtë moment të vështirë për të, për familjen e tij dhe gjithë miqtë”.

Guardioal 49-vjeçar, muajin e kaluar ka dhuruar një milion euro në përkrahje të luftës ndaj koronavirusit në Spanjë.