Neiko Primus ka qenë në palestër për afro dy orë, lidhëset e këpucëve të basketbollit i janë zgjidhur dhe duart e tij thatanike janë të lodhura nga gjuajtjet. Megjithatë ai sfidon një djalë më të gjatë dhe më të fortë fizikisht në një duel basketbolli një kundër një.
"Shiko, shiko", flet me të vogël nëna e tij Michele Mundey, nga ana tjetër e fushës. "Ai djalë duhet të jetë së paku 13, ndoshta edhe 14 vjeç".
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Oh, ai nuk e di se në çfarë meseleje po futet", thotë Byron Jones, që vetëm sa kishte përfunduar stërvitjet me Neikon. "Shiko. Vetëm shiko. Neiko do ta shkatërrojë".
Ajo ndeshje ishte deri në pesë pikë dhe Neikos iu deshën vetëm tre minuta për të mposhtur kundërshtarin e tij në atë ndeshje në një pasdite maji në qendrën e komunitetit në afërsi të shtëpisë së tij në Temple Hills të SHBA-së, përcjell Koha Ditore shkrimin e The Washington Post.
Së pari realizoi nga afërsia e gjuajtjes së lirë. Më pas depërtoi, duke bërë një rrotullim, para se të shënonte. Më pas Neiko shënoi me një depërtim eksploziv duke shmangur kundërshtarin më të gjatë...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.