Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Në Serie A do të jetë një gjyqtare

Maria Sole Ferrieri Caputi do të jetë femra e parë që do të jetë gjyqtare në ndeshjet e elitës së futbollit italian, Serie A.

31-vjeçarja Ferrieri Caputi vitin e kaluar ishte e përfshirë në Kupën e Italisë, kur gjykoi ndeshjen ndërmjet Cagliarit dhe Cittadellas. Ajo e anuloi një gol në atë ndeshje.

Ferrieri Caputi nisi referimin para shtatë vjetësh dhe ishte promovuar në Serie C, pesë vjet më vonë.

Ajo referoi në Serie B në sezonin e kaluar.