Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Frappart, femra e parë që gjykon finalen e Kupës së Francës

Stephanie Frappart do të bëhet femra e parë që do të gjykojë finalen e Kupës së Francës kur Nice do të ballafaqohet me Nantesin në muajin e ardhshëm.

Francezja 38-vjeçare u bë edhe femra e parë që gjykoi një ndeshje në Ligue 1 në vitin 2019 dhe më pas në vitin 2020 ishte gjyqtare në një ndeshje të Ligës së Kampionëve në konkurrencën e meshkujve.

Frapparti po ashtu theu një tjetër rekord kur ishte gjyqtare në një ndeshje të Kampionatit Evrpian 2020 në konkurrencën e meshkujve.

“Emërimi i saj është shpërblim për punën dhe paraqitjen e saj. Është shumë e merituar”, ka thënë drejtori i gjyqtarëve të Federatës së Futbollit të Francës, Pascal Garibian.

Nantesi do të takohet me Nicen në finalen e 7 majit, në “Stade de France” në Paris.