Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Stephanie Frappart, gjyqtarja e parë femër në Kampionatin Evropian

Për herë të parë në një Kampionat Evropian do të jetë edhe një gjyqtare femër.

Bëhet fjalë për gjyqtaren franceze, Stephanie Frappart, e cila është zgjedhur si gjyqtare e katërt.

Frappart do të mund të debutojë në “Euro 2020”, në rast të lëndimit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes.

Frappart ka arritur gjithashtu të gjykojë ndeshjen e Ligës së Kampionëve për meshkuj ndërmjet Juventusit dhe Dinamo Kievit.

Në tetor të 2020-s, Frappert referoi në ndeshjen e saj të parë në Ligën e Evropës ndërmjet Liecesterit dhe Zorya Luhansk.

Në Ligue 1, edicionin që lamë pas ka gjykuar 16 ndeshje.