Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Interi mund ta sigurojë titullin të dielën

Interi

Interi mund të bëhet kampion i ri i Italisë të dielën.

“Nerazzurrët” përballen me Parman nga ora 20:45. Ndeshjet e kësaj fundjavë në Itali i takojnë xhiros së 35-të.

Interi është i pari me 79 pikë, dhjetë më shumë se Napoli i vendit të dytë dhe 12 më shumë se Milani, i treti. Deri në fund të kampanjës në Itali kanë mbetur edhe katër xhiro.

Fitorja në shtëpi të dielën do t’ia siguronte Interit titullin. Edhe një pikë do të mund të ishte e mjaftueshme, varësisht prej rezultateve të ndeshjeve të Napolit dhe Milanit.

“Zikaltrit” do të bëheshin kampion ende pa luajtur, nëse Napoli humb nga Como të shtunën nga ora 18:00 dhe nëse Milani nuk e mposht Sassuolon të dielën nga ora 15:00.

Edhe Serie A, ndeshje jo të lehta për skuadrat e kreut Futboll Serie A, ndeshje jo të lehta për skuadrat e kreut

Për trajnerin e Interit, Cristian Chivu, do të ishte trofeu i parë në karrierë.

Interi është edhe në finale të Kupës së Italisë. Luan ndaj Lazios më 13 maj.

Në Itali luhet edhe për vend në Champions.

Juventusi që është i katërti me 64 pikë, duhet ta mposht Veronën të dielën nga ora 18:00, për të mbetur në garë.

Roma e mbyll xhiron e 35-të të hënën nga ora 20:45, me ndeshjen në shtëpi ndaj Fiorentinas.

Edhe Katër klube luftojnë për dy vende të Championsit në Itali Futboll Katër klube luftojnë për dy vende të Championsit në Itali

Italia së fundmi është goditur edhe nga një skandal me gjyqtarë.

Gianluca Rocchi, kryetar i gjyqtarëve në Serie A dhe Serie B, është duke u hetuar për manipulim të ndeshjeve. Nën hetim është edhe mbikqyrësi i VAR-it, Andrea Gervasoni. Është raportuar se Rocchi ka ndikuar në vendimet e VAR-it dhe se ka caktuar gjyqtarë në favor të Interit për disa ndeshje të edicionit 2024/25.