Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Në Prishtinë luajnë i pari me të dytin

Sigal Prishtina – Rahoveci është kryendeshja e xhiros së 28-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Xhiroja e 28-të luhet në fundjavë, pa praninë e shikuesve në palestra. Ndeshja Prishtina – Rahoveci është të dielën nga ora 17:00. Prishtina është e para në tabelë me 42 pikë, ndërsa Rahoveci renditet i dyti me 41 pikë.

Të dielën është edhe ndeshja në mes të Lipjanit e Bashkimit, që fillon në ora 19:00.

Dy ndeshjet tjera të javës së 28-të janë të shtunën.

Feronikeli e Golden Eagle Ylli takohen nga ora 17:00 kurse Peja e Ponte Prizreni nga ora 19:00.

Artikuj të ngjashëm