Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Në listën e Unitedit është edhe Ancelotti

Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti

Manchester Unitedi po planifikon që ta gjejë zëvendësuesin e Ralf Rangnickut para se të përfundoi sezoni aktual. Gjermani Rangnick do të jetë në krye të ekipit anglez vetëm deri në fund të sezonit aktual.

Kandidatë për të marr drejtimin e skuadrës angleze janë disa emra të njohur të futbollit evropian.

Së fundmi në listë e ngushtë ka hyrë edhe Carlo Ancelotti, i cili aktualisht drejton Real Madridin.

Bëhet e ditur se Unitedi e ka prioritet Mauricio Pochettinon, por në rast se dështon argjentinasi, atëherë Ancelotti shihet si opsion.

Në garë të ngushtë është edhe trajneri i Ajaxit, Erik ten Hag.