Autoritetet policore në Slloveni dhe Kroaci finalizuan një aksion të përbashkët ndaj një rrjeti kriminal që kishte në fokus sportin, e që ishte bërë problem në vitet e fundit me korrupsionin, bastet ilegale dhe tentativat për të manipuluar ndeshjet.
Harta e veprimit të sindikatës kriminale kishte përfshirë së fundmi edhe Serbinë, Maqedoninë dhe Republikën Çeke.
EUROPOL-i njoftoi se u realizuan kërkime në 13 banesa në vendndodhje të ndryshme, në Slloveni dhe në Kroaci, ndërsa u arrestuan 11 persona. Rrjeti kriminal kishte pjesë të veprimit edhe një platformë ilegale në internet, për të mbajtur baste në shuma të mëdha dhe për të shkëmbyer fondet me kompanitë e basteve aziatike, transmeton TCH.
Sipas EUROPOL-it, hetimi nisi në muajin mars, kur policia sllovene ra në gjurmët e një grupi të organizuar kriminal, që kishte tentuar të manipulonte disa gara sportive, me fokus kryesor futbollin.
“Kriminelët ishin pjesë e trukimit profesional të ndeshjeve, të faktuara në Serbi, Maqedoni dhe Çeki. Atyre u garantohej nga tregu aziatik një fitim i majmë, pasi dinin rezultatet që para nisjes së ndeshjeve. Paratë investoheshin më pas në biznese të ligjshme”, tha Sergio D’Orsi, specialist i korrupsionit sportiv në EUROPOL.
-
Edhe 17 të arrestuar në Turqi për kurdisje dhe baste ilegale
-
Shkatërrohet banda e dhunshme kriminale e Ballkanit, 37 të arrestuar
-
Raporti i Interpolit përmend dyshimet për kurdisje në futbollin kosovar
-
Ministria e Sportit konfirmon hetimet për dyshimet për kurdisje në Superligë
-
Shumë media franceze shkruajnë për 360 mijë eurot e fituara nga kurdisjet në Kosovë