Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Në futbollin serb, arbitri e përdor telefonin si “VAR”

Një rast i pazakontë ka ndodhur në një ndeshje futbolli të kategorisë së ultë në Serbi.

Në fakt, në ndeshjet e skuadrave Popoviçi Vrnjci dhe Apolon 2018, e cila ka përfunduar me fitoren minimale të ekipit vendas 2:1 pasi arbitri ka konsultuar sistemin VAR por me një teknologji tjetër dhe të pazakontë.

Te rezultati 1:1, vendasit shënuan gol në minutën e 90-të, por arbitri e anuloi për shkak të pozitës jashtë loje.

Megjithatë, pas presionit të madh nga publiku dhe lojtarët, arbitri pranoi të shikonte golin që e kishte xhiruar një tifoz në tribuna me telefonin mobil.

Pasi e shikoi xhirimin amator, arbitri e pranoi golin dhe ekipi vendas festoi fitoren. Videoja është bërë virale në rrjetet sociale.

Edhe VAR-i ende i diskutueshëm, katër vjet pas debutimit në Kupën e Botës Sport VAR-i ende i diskutueshëm, katër vjet pas debutimit në Kupën e Botës

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Republika Sport (@nizelige5)