Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Në darkën me zyrtarët e Partizanit, Vokrri në krah të atyre të Skenderbeut

Darka zyrtare mes drejtuesve të klubeve: Skënderbeu dhe Partizan Beograd, është mbajtur në një nga restorantet e njohura të kryeqytetit.

Siç shihet edhe në foton e siguruar nga “Panorama Sport”, në krah të presidentit të Skënderbeut, Ardjan Takaj, është ulur Fadil Vokrri, kreu aktual i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe mbi të gjitha një ish-futbollist i famshëm i Partizan Beogradit në vitet ’80.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë ditës së sotme kanë qarkulluar lajme në mediat serbe se Vokrri do të vinte në “Elbasan Arena” për të mbështetur Partizanin. Megjithatë, vetë presidenti i FFK-së përgënjeshtroi gjithçka.