Përfaqësuesja e Kosovës, e cila ndodhet në Sofje për ndeshjen kualifikuese kundër Bullgarisë, sot, me rastin e një vjetorit të ndarjes nga jeta e ka nderuar ish-presidentin Fadil Vokrri, me një koreografi simbolike dhe me një minutë heshtje në ambientet e hotelit ku është akomoduar.
Para futbollistëve një fjalë rasti e ka mbajtur nënkryetari i FFK-së, Bakir Burri, i cili theksoi se periudha njëvjeçare pa Legjendën ka qenë e vështirë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKujtime për ish-presidentin Vokrri ndanë edhe miku i tij, Muharrem Sahiti, përzgjedhësi Bernard Challandes dhe portieri Samir Ujkani, të cilët e vlerësuan lartë kontributin dhe veprën e Legjendës, me shpresën se sukseset e Kombëtares nuk do të mungojnë as në të ardhmen.
{gallery}