Trepça ’89, Drenica e Ferizaj gjithashtu i bashkohen Llapit në çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.
Trepça ‘89 është kualifikuar në çerekfinalen e Kupës së Kosovës, pasi sot mundi në udhëtim Hajvalinë, me rezultat 0-3, transmeton KP.
Fiton Hajdari, dygolësh dhe nigeriani Oto John shënuan për fitoren e ‘Minatorëve’, të cilët furishëm e nisin pjesën e dytë të garave.
Kualifikimin e kanë siguruar edhe Ferizaj, Drenica që mundën Gjilanin përkatësisht KEK-un.
Rezultatet e ndeshjeve të sotme ishin:
Feronikeli-Llapi 2-4 (2-2)
Edhe
Trepça 89’, Ferizaj dhe Drenica në çerekfinale të Kupës së Kosovës
Hajvalia-Trepça ’89 0-3
Ferizaj-Gjilani 1-0
Drenica-KEK-u 3-0