Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trepça 89’, Ferizaj dhe Drenica në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Trepça 89’ ka mposhtur Hajvalinë, Ferizaj fitoi ndeshjen ndaj Gjilanit dhe Drenica ndaj KEK-ut, për të kaluar në çerekfinale të Kupës së Kosovës.

“Minatorët” mposhtën ekipin nga kryeqyteti me rezultat 4 me 0, derisa në derbin e rajonit Ferizaj fitoi me rezultat 1 me 0. Drenica mposhti KEK-un me rezultat 3 me 0.

Derbi mes Feronikelit dhe Llapit ka shkuar në vazhdime pasi koha e rregullt është mbyllur me rezultat 1 me 1.