Skuadra e Kategorisë së Dytë të Kosovës në futboll, Trepça ’89 ka bërë befasi duke e eliminuar skuadrën e elitës Llapin në 1/8 e finales të Kupës së Kosovës.
Skuadra mitrovicase triumfoi 4:3 pas shtesave.
Rezultati pas kohës së rregullt ishte 2:2, ndërsa në shtesa 89-shi krijoi epërsi prej dy golave, para se Llapi ta zvogëlonte disavantazhin në fund.