Ka arritur në Cardiff të Uellsit, trofeu i ligës së Kampionëve, që do ti ndahet fituesit të këtij edicioni, Juventusit apo Real Madridit, më 3 qershor, transmeton KTV.
Të ashtuquajturën, “Kupa me veshë të mëdhenj” e ka sjellë, ish-përfaqësuesi i Uellsit dhe Liverpoolit, Ian Rush të enjten.
Në intervistën me gazetarët Rush, favorizon ekipin italian që do të mposht kampionin e Spanjës.
“Mendojë se do të jetë një ndeshje e madhe. Unë si lojtar i Juventusit që kam qenë, natyrisht besojë që Juve do ta fitojë Ligën e Kampionëve. Skuadra funksionon mirë bashkë, derisa Madridi ka shumë individualistë të mirë. Juventusin do të jetë vështirë ta thyejnë pasi ata luajnë si ekip”, ka thënë Rush.

Artikuj të ngjashëm
-
UEFA nuk do që tifozët të hyjnë në fushë pa iu dorëzuar kupa fituesit
-
Finalja Juventus – Real Madrid nën masa të shtuara të sigurisë
-
Fakte për finalen e Ligës së Kampionëve
-
Sulmi i parezistueshëm i Realit përballë mbrojtjes së çeliktë të Juventusit
-
Allegri: Reali është favorit për Ligën e Kampionëve