Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Finalja Juventus – Real Madrid nën masa të shtuara të sigurisë

Ndeshja finale e Ligës së Kampionëve ndërmjet Juventusit dhe Real Madridit do të zhvillohet sot më vonë gjatë ditës në Kardif të Uelsit.

Policia e Uellsit Jugor e ka përshkruar finalen e Ligës së Kampionëve ndërmjet këtyre dy ekipeve, si “operacionin më të madh të sigurisë sportive” në Britani, pas sulmit terrorist në Manchester muajin e kaluar, nga i cili u vranë 22 vetë, shumë prej tyre fëmijë, shkruan rel.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Real Madrid ka marrë pjesë në tri finale në katër sezonet e fundit, duke fituar titullin në vitet 2014 dhe 2016. Tash, ekipi i Real Madridit po synon ta mbrojë titullin e fituar vitin e kaluar dhe të bëhet skuadra e parë që e arriti këtë.

Po ashtu, Reali synon ta fitoj për të 12 herë titullin e skuadrës më të mirë evropiane.

Ndërkaq, Juventusi synon titullin e tij të tretë, pasi nuk ka fituar që nga viti 1996.

Në vitin 2015, ekipi nga Italia në finale humbi nga Barcelona.